Një 25-vjeçar është arrestuar në jug të Spanjës nën dyshimin se ka vrarë prindërit e tij dhe ka plagosur katër persona të tjerë në një sulm me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në qytetin El Ejido, pranë Almerías, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas autoriteteve, katër persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përfshirë dy fëmijë.
Mediat lokale raportojnë se njëri prej të plagosurve është foshnja shtatëmuajshe e të dyshuarit, ndërsa fëmija tjetër i plagosur është një foshnjë 18-muajshe. Në mesin e të plagosurve është edhe një burrë rreth 60 vjeç.
Policia spanjolle bëri të ditur se i dyshuari fillimisht ishte në arrati, por më pas është dorëzuar në një stacion policor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e sulmit, ndërsa identitetet e viktimave dhe të të dyshuarit ende nuk janë bërë publike zyrtarisht.




