Në Gjilan janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, arrestimi është realizuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas një hetimi disa mujor dhe veprimeve intensive hetimore, përfshirë masa të fshehta teknike.
Hetimet kanë siguruar prova se të dyshuarit, në bashkëveprim, janë të përfshirë në të paktën një rast të vjedhjes së rëndë, ndërsa dyshohet se mund të jenë të lidhur edhe me raste të tjera të ngjashme.
Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë tri automjete dhe telefona celularë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë.




