Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe GIZ kanë nënshkruar një grant prej 1.5 milionë eurosh, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe Daneze, për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë.
Projekti synon investime pilot në ndërtesa publike dhe shumëbanesore, si dhe krijimin e modeleve të reja të financimit që mbështesin kursimin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve të CO₂./EO/




