Pesë persona të nacionalitetit serb janë arrestuar në Graçanicë nën dyshimet për cenim të vullnetit të lirë të votuesve dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur pas deklarimeve publike dhe kanë rezultuar me arrestimin e tyre, duke u mbështetur në prova dhe deklarata të siguruara gjatë rastit.
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.




