Në Skenderaj është duke u hetuar vdekja e një personi mashkull, 56 vjeç.
Sipas policisë, më 19.05.2026 rreth orës 12:40 është pranuar njoftimi për një person pa shenja jete afër vendbanimit të tij në një fshat të Skenderajt.
Njësitë policore dhe emergjenca e QKMF-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë kompetente policore, ndërsa hetuesit me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.




