Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim, rezultate konkrete dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.
Ai ka theksuar se gjatë qeverisjeve të kaluara janë arritur suksese të rëndësishme, duke përmendur shtetësinë e Kosovës, ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Hamza ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë rezultatesh, duke thënë se vendi nuk mund të ecë përpara me kriza dhe fajësime të vazhdueshme, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe rritje të kostos së jetesës.
Ai ka shtuar se qytetarët meritojnë më shumë zhvillim dhe perspektivë, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës.




