U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përuruar strehimoren e parë institucionale në veri të Mitrovicës, e renovuar me investim prej 634 mijë eurosh.
Sipas saj, objekti është përshtatur sipas standardeve të Konventës së Stambollit dhe do të shërbejë për viktimat e dhunës në familje.
Haxhiu tha se hapësira tashmë i është dorëzuar ministrit Andin Hoti për t’u vënë në funksion të qytetarëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe kujdes.





