Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit “Dislokimi i rezervuarit të Kalasë së Prizrenit”.
Ky projekt synon mbrojtjen e Kalasë së Prizrenit, duke larguar rezervuarin ekzistues që prej vitit 1939, i cili ka shkaktuar dëmtime në strukturën e monumentit dhe ka rrezikuar sigurinë e vizitorëve.
Projekti do të financohet nga tri institucionet me një vlerë totale prej 450 mijë euro dhe pritet të kontribuojë në ruajtjen dhe valorizimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë./EO/




