Avokati Gent Gjini ka dorëzuar ankesë në Prokurorinë Speciale kundër vendimit për hedhjen poshtë të kallëzimit penal ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me deklaratat për rastin e Astrit Deharit.
Gjini tha se vendimi është marrë pa hetime të plota dhe e cilësoi të njëanshëm, duke kërkuar që rasti të kthehet në riprocedurë dhe të merren në shqyrtim të gjitha deklaratat dhe provat.
Ai pretendon se deklaratat e Bashës kanë prekur ndjenjat e viktimave të luftës dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes, ndërsa kritikoi Prokurorinë Speciale për mënyrën e trajtimit të rastit./EO/




