Një person ka rënë sot nga një kat i një objekti në ndërtim në Vushtrri dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të qytetit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i lënduari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore./EO/




