Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku ka dorëzuar një ftesë për debat.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se vendi ka nevojë për debat politik dhe se opozita, sipas tij, është dobësuar. Ai ftoi Vetëvendosjen në përballje publike me qëllim diskutimin e ideve dhe programeve para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Molliqaj shtoi se PSD do të vazhdojë aktivitetet e saj politike dhe se “aktivizmi nuk mund të ndalet”, duke paralajmëruar edhe aksione të tjera ndaj pushtetit./EO/




