Ish-presidentja dhe kandidatja e LDK-së për këtë post, Vjosa Osmani, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarëve të VV-së për ambiciet politike.
Osmani tha se nuk synon pushtet ekzekutiv, duke theksuar se nëse do të kërkonte pushtet do të kandidonte për kryeministre, ndërsa presidenca, sipas saj, është institucioni që mban balancën dhe stabilitetin e shtetit.
Ajo shtoi se pas zgjedhjeve Kurti do të ketë dy mundësi: një presidencë që, siç tha ajo, e çon shtetin drejt stabilitetit ose drejt krizës dhe zgjedhjeve të reja të njëpasnjëshme.




