Banka Botërore dhe BE kanë prezantuar gjetjet e anketës për sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku u theksua se nga viti 2020 deri në 2025 ka përmirësime në efikasitet, pavarësi dhe besimin e qytetarëve.
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare vlerësuan progresin, por theksuan edhe sfida si mungesa e balancës mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe zgjatja e lëndëve.
Sipas raportit, qytetarët dhe bizneset kanë perceptim më pozitiv për gjykatat krahasuar me vitin 2020, por ende mbeten shqetësime për paanshmërinë dhe procedurat gjyqësore.
Zyrtarët thanë se gjetjet do të shërbejnë për të avancuar reformat në sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës./EO/




