Mesfushori portugez Bernardo Silva është pranë largimit nga Manchester City në fund të sezonit, me Atletico Madridin që shihet si destinacioni më i mundshëm.
Sipas raportimeve, Juventusi dhe Barcelona janë tërhequr nga gara për shkak të kushteve financiare dhe konkurrencës në mesfushë, ndërsa klubi spanjoll po shtyn më fort për transferimin e tij.
Vendimi përfundimtar pritet së shpejti, pasi Silva synon të qartësojë të ardhmen para fillimit të Kupës së Botës.




