Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve në kuadër të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Projekti parasheh modernizimin e konvikteve, mensës dhe palestrës “1 Tetori”, si dhe ndërtimin e objekteve të reja, sallës multifunksionale dhe pishinës gjysmë-olimpike.
Sipas Kurtit, synimi është përmirësimi i kushteve për studentët dhe modernizimi i kampusit universitar.




