Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar praninë e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep/Goat Pox) në një fermë në fshatin Delloc të Suharekës, pas analizave laboratorike.
Menjëherë janë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes, përfshirë ndalimin e lëvizjes së deleve dhe dhive, karantinimin e fermës së prekur dhe rritjen e kontrollit veterinar në terren.
AUV ka urdhëruar edhe pezullimin e tregtimit të kafshëve të imta në tregje, si dhe zbatimin e masave të biosigurisë në të gjitha fermat.




