Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Haziri bëri të ditur se takimi u zhvillua në emër të LDK-së dhe kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, ndërsa në fokus ishin nismat strategjike që synojnë afrimin e qytetarëve dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për koordinimin e mëtejmë të politikave dhe veprimeve ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen që Shqipëria i jep Kosovës në rrugën drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Haziri e falënderoi ministrin Hoxha për vizitën, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e proceseve të rëndësishme për Kosovën.




