Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të vizitave të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me liderë të partive politike.
Pas vizitës në Kosovë, Costa do të vazhdojë turneun e tij rajonal me një vizitë në Serbi.




