Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.49 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.41 euro për litër. Gazi mbetet me çmim prej 0.72 euro për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet janë përcaktuar në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve në vend.




