Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka shkaktuar lëndime të lehta trupore ndaj një tjetri pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2026, rreth orës 12:01, kur dy meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje. Gjatë incidentit, i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.




