Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Takimi është zhvilluar në ambientet e Presidencës së Kosovës. Pas këtij takimi, Costa pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me liderët e partive të tjera politike në vend.
Vizita e tij në rajon do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.




