Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian pritet të votojë raportin për Kosovën, i cili vlerëson zhvillimet politike dhe procesin e reformave në vend.
Raporti, i hartuar nga eurodeputeti Riho Terras, shpreh shqetësim për ngërçin politik dhe vonesat në reforma, duke theksuar se Kosova ka humbur kohë të rëndësishme në procesin integrues evropian.
Dokumenti mbështet aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, kërkon avancimin e reformave dhe përforcimin e dialogut me Serbinë, si dhe kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë.




