Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë.
Më herët gjatë vizitës në Prishtinë, Costa është takuar edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa pritet të ketë takime edhe me liderë të tjerë politikë.
Pas vizitës në Kosovë, turneu i tij në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.




