Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në Drenoc dhe Irzniq është bërë nderim për heronjtë e kombit dhe luftëtarët e rënë.
Ai theksoi se u përkujtuan Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj dhe Altin Haskaj, duke shprehur respekt për sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e tyre, duke theksuar se kujtimi për ta mbetet i përjetshëm.




