Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00 kanë votuar 11.24% e votuesve të regjistruar në përfaqësi diplomatike.
Sipas KQZ-së, procesi i votimit po zhvillohet në 30 përfaqësi në 18 shtete dhe deri tani kanë votuar 3,117 nga 27,724 votues.