Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (Forca e Sigurisë së Kosovës), nënkolonel Vegim Krelani, ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (USAWC), në Carlisle të Pensilvanisë, SHBA.
Ai ka përfunduar studimet njëvjeçare duke marrë edhe titullin Master në Studime Strategjike të Sigurisë, ndërsa është shpallur student superior në këtë program.
Kolegji i Luftës i Ushtrisë Amerikane përgatit liderë ushtarakë për planifikim strategjik dhe operacione ndërkombëtare, ku këtë vit kanë marrë pjesë mbi 370 oficerë nga 77 shtete të botës.
Ky diplomim vlerësohet si kontribut i rëndësishëm në zhvillimin profesional të FSK-së dhe forcimin e kapaciteteve të saj në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.




