Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit energjetik si një shtyllë kryesore e marrëdhënieve ekonomike të SHBA-së me partnerët evropianë, përfshirë edhe Kosovën.
Në përgjigje për Dukagjinin, DASH ka deklaruar se eksportet e energjisë amerikane kontribuojnë në forcimin e sigurisë energjetike në Evropë. Po ashtu, institucionet amerikane kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Kosovën në zhvillimin e sektorit energjetik, me fokus në diversifikimin e burimeve të furnizimit, përfshirë gazin natyror të lëngshëm (LNG).




