Ushtruesja e detyrës së presidentes ka pritur në takim një delegacion studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e programit “Kosovo HOPE”, i cili këto ditë po qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Ajo ka falënderuar studentët dhe drejtuesit e delegacionit për vizitën, duke theksuar se raportet mes dy vendeve mbeten shembull i partneritetit dhe respektit të ndërsjellë, si dhe një urë e rëndësishme bashkëpunimi në fusha të ndryshme.




