Komandanti i Kompanisë së Deminimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Petrit Loxha, ka njoftuar se në malet e Junikut është zbuluar një minë anti-tank e tipit TMA-5.
Sipas tij, mina dyshohet se ishte vendosur nga forcat serbe në shtigjet e vjetra të furnizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa ajo është gjetur dhe më pas është shkatërruar nga deminuesit, duke eliminuar rrezikun në atë zonë.




