Zbatimi i një regjimi ushqimor për rënie në peshë kërkon balancë mes ushqimit, aktivitetit fizik dhe planifikimit të duhur.
Një nga gabimet më të shpeshta është konsumimi i produkteve “të lehta”, të cilat shpesh përmbajnë sheqerna ose yndyra të fshehura, pavarësisht reklamimit si me pak kalori. Po ashtu, edhe lëngjet e frutave mund të jenë të pasura me sheqer dhe nuk e zëvendësojnë frutin e plotë.
Gabim tjetër është heqja totale dorë nga ushqimet e preferuara. Ekspertët theksojnë se konsumimi i moderuar i tyre, si çokollata me përmbajtje të lartë kakao, mund të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit gjatë dietës.
Një problem tjetër është qëndrimi gjatë në uri, gjë që mund të dëmtojë metabolizmin. Rekomandohet konsumimi i vakteve të rregullta me ushqime të shëndetshme për të shmangur urinë e tepërt.
Po ashtu, paralajmërohet se dietat e marra nga interneti nuk janë gjithmonë të përshtatshme për të gjithë, ndaj këshillohet konsultimi me një specialist për një plan ushqimor të personalizuar.




