Në disa fletëvotime nga komunat me shumicë serbe janë vërejtur shenja të pazakonta si “=” dhe “%”, si dhe simbole të tjera, për çka janë evidentuar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Burime për Klan Kosova bëjnë të ditur se në veri janë vërejtur edhe ngjashmëri në nënshkrime dhe në mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve, duke ngritur shqetësime se ato mund të jenë plotësuar në mënyrë të kontrolluar apo nga një dorë e vetme.
Sipas të njëjtave burime, pritet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nëse do të hapen kamerat e sigurisë në qendrat e votimit, për të verifikuar procesin zgjedhor.




