Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve.
Hamza, në cilësinë e kryetarit të PDK-së, ka rikonfirmuar përkushtimin e partisë së tij për stabilitet institucional, forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.




