Mbrëmjen e së premtes në pikën kufitare në Bërnjak, Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i dyshuar për tentim të kalimit ilegal të kufirit.
Sipas policisë, i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë, në të cilin kishte të ngarkuara pajisje elektronike që dyshohet se tentonte t’i dërgonte ilegalisht nga Kosova në Serbi.
Pajisjet janë konfiskuar, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë e rregullt dhe ai është liruar./GazetaBlic/




