Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1880 gjoba trafiku në gjithë vendin.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar disa aksidente në rrugë, prej të cilave 26 me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.




