Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se refuzimi i Kosovës për t’iu bashkuar projekteve rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, LNG-ja amerikane është një projekt me rëndësi strategjike për SHBA-në dhe Evropën, ndërsa Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në këtë iniciativë.
Zeka theksoi se përfshirja në projekt do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e partneritetit me SHBA-në, duke paralajmëruar se mungesa e angazhimit mund të ketë pasoja edhe në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës./EO/




