Dy motra nga Topanica e Kamenicës, E.Z. (24) dhe A.Z. (18), kanë humbur jetën në një aksident fatal në autostradën A5 në Gjermani.
Sipas policisë gjermane, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje të disa automjeteve, ku fillimisht dy vetura u goditën gjatë ndërrimit të korsisë, ndërsa më pas një frenim i papritur shkaktoi një përplasje të dytë më të rëndë me pesë automjete të përfshira.
Dy vajzat, që udhëtonin me një veturë tip “Smart”, kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit po vazhdojnë, ndërsa dëmet materiale vlerësohen mbi 100 mijë euro.




