Gjatë testit të maturës dyshohet se disa nxënës kanë shpërndarë materialet e provimit në platforma online, në vend që ta zhvillonin testin në mënyrë të pavarur.
Nuk dihet numri i saktë i nxënësve të përfshirë, ndërsa shtatë prej tyre janë larguar nga procesi i testimit.
Ende nuk është e konfirmuar nëse në rrjedhjen e mundshme të testit janë përfshirë edhe administratorët e provimit, por në rast se kjo vërtetohet, ndaj tyre priten masa ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.
Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se, nëse konfirmohet përfshirja e administratorëve, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas legjislacionit. Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka deklaruar se rasti duhet të hetohet nga organet kompetente.
Ai ka theksuar se shpërndarja e materialeve të testit e vështirëson vlerësimin real të cilësisë së arsimit.
Në testin e maturës të shtunën morën pjesë mbi 19 mijë maturantë, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 29 qershor.




