Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e futbollit dhe sporteve të tjera, me fokus në shkëmbimin e përvojave, fuqizimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve dhe promovimin e vlerave sportive.
Kjo vizitë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve të reja ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa, në funksion të zhvillimit të sportit dhe rinisë.
Vizita është organizuar në bashkëpunim ndërmjet Konsullatës së Kosovës në Iowa dhe Ministria e Rinisë dhe Sportit e Kosovës, me mbështetjen e institucioneve përkatëse.




