Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme me kërkesë për rinumërimin e votave të kandidatëve të kësaj partie.
Ai tha se avokati i tij është duke përgatitur ankesën, e cila pritet të dorëzohet brenda afatit ligjor, duke shprehur bindjen se ekziston bazë e mjaftueshme për këtë kërkesë dhe se Gjykata do të vendosë në favor të tij.




