Ushtarët nga Ekipi CIMIC në Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it, mision i udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje edukative për Shkollën “Zef Serembre” në fshatin Leshan të Komunës së Pejës.
Donacioni përfshinte kompjuterë, printer dhe projektorë, me qëllim mbështetjen e procesit mësimor dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.
Kjo nismë, sipas KFOR-it, reflekton angazhimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet lokale dhe mbështetje të komuniteteve në Kosovë, me fokus të veçantë në edukim dhe zhvillim të të rinjve.





