Këngëtarja Soni Malaj ka folur për marrëdhënien e saj me Flor Mumajesin, një temë që ka tërhequr vëmendje gjatë spektaklit “Ferma VIP 3”.
E ftuar në emisionin “Post Ferma VIP”, ajo u pyet nëse ka pasur komunikim me këngëtarin pas përfundimit të reality show-t, duke u përgjigjur shkurt: “Jo”.
Përgjigjja e saj u shoqërua me batuta në studio, ndërsa diskutimi u vijua me humor nga moderatorët dhe të ftuarit.
Soni Malaj gjithashtu e vlerësoi eksperiencën në “Ferma VIP” si unike dhe ndryshe nga ajo që perceptohet nga jashtë.




