Sot, më 25 qershor 2026, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe avancimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Sipas njoftimit, marrëveshja synon përmirësimin e shkëmbimit të informatave, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e bashkëpunimit institucional, me synim rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.




