Policia e Kosovës ka gjetur një automjet të raportuar si i vjedhur në Prizren dhe ka arrestuar personin e dyshuar për rastin.
Sipas policisë, më 19 qershor 2026 një qytetar kishte raportuar se automjeti i tij, i tipit VW Golf, ishte zhdukur nga një parking në Prizren, ku ishte parkuar dy ditë më parë. Pas denoncimit, rasti ishte iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
Falë veprimeve hetimore dhe punës operative në terren, më 24 qershor 2026 hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, i cili më pas ka treguar edhe vendndodhjen e automjetit.
Vetura është gjetur dhe i është kthyer pronarit të saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Policia njofton se ndaj të dyshuarit ekzistonte edhe një aktgjykim i formës së prerë me dënim me burg nga Gjykata Themelore në Prizren, për çka ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.




