Anëtarja e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës në Hagë, Dzeneta Petraviqa, ka deklaruar se klienti i saj është shprehur i zhgënjyer me trajtimin që, sipas saj, i është bërë nga Belgjika gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ajo tha për “Info Magazine” në Klan Kosova se Shala ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit gjatë procedurave dhe se nuk do të dëshironte të vuante dënimin në Belgjikë.
Sipas saj, rasti është ende në shqyrtim dhe është konfidencial, prandaj nuk mund të jepen shumë detaje publike.
Ajo shtoi se Shala është i zhgënjyer me trajtimin e marrë dhe se, sipas deklarimeve të tij, kushtet në burgjet e Belgjikës vlerësohen si të papërshtatshme.




