Një vajzë 6-vjeçare, e rrëmbyer dy javë më parë në Majorka të Spanjës, është gjetur në Kosovë gjatë një operacioni të koordinuar ndërkombëtar, ndërsa babai i saj i dyshuar është arrestuar nga autoritetet kosovare.
Sipas Gardës Civile spanjolle, rrëmbimi dyshohet të jetë planifikuar paraprakisht, ku i dyshuari e kishte fshehur fëmijën dhe ishte larguar nga ishulli me qëllim shmangien e kontrollit kufitar.
Hetimet kanë nisur pas denoncimit të nënës së vajzës, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar urdhër-arrest evropian dhe ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, shtetas gjerman, është lokalizuar dhe arrestuar në Fushë Kosovë më 24 qershor, në bashkëpunim me INTERPOL-in dhe autoritetet spanjolle.
Pas arrestimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa vajza është vendosur në strehim të sigurt dhe më pas është kthyer te nëna e saj në Spanjë.




