Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve në Spanjë, ku dyshohet se i janë vjedhur sendet personale.
Dyshimet për ngjarjen nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shihej duke kaluar kohë në një barkë dhe me një përshkrim ironik për humbjen e telefonit, portofolit dhe sendeve të tjera personale.
Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët fillimisht nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për shaka apo një ngjarje reale. Më pas, burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar se ai ka qenë viktimë e një vjedhjeje gjatë qëndrimit në Spanjë.
Pavarësisht incidentit, Yll Limani raportohet se është në gjendje të mirë dhe ka vendosur ta kalojë situatën me qetësi, duke vijuar pushimet e tij.




