Suhareka do të jetë sërish sonte në atmosferë festive, pasi Karnavali “Golden Eagle” sjell natën e dytë dhe përmbyllëse me një program të pasur artistik dhe argëtues.
Në skenë do të performojnë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, përfshirë Shkurte Fejzën, Besnik Qakën, DJ PM dhe Dagz, Kidën, Mozzikun dhe Alban Skënderajn, duke sjellë një mbrëmje festive për publikun.




