Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar përmes një reagimi në Facebook se bashkëpunimi për procese politike është thelbësor për normalizimin dhe stabilizimin e Kosovës.
Ai ka thënë se LDK është një subjekt politik që ka kontribuar në procese të rëndësishme dhe realizimin e synimeve shtetërore, duke shtuar se partia ka mbajtur fjalën në bashkëpunim me të gjitha partitë për agjendën e vendit.
Haziri theksoi se vendi nuk del nga kriza pa bashkëpunim institucional, duke shtuar se mungesa e tij vetëm thellon problemet politike.
Ai përmendi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke e cilësuar atë si pjesë të proceseve strategjike për Kosovën.
Në fund, Haziri u shpreh se bashkëpunimi është “shpirti i Republikës” dhe çelësi për funksionimin e saj.




