Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.
Pas mbledhjes, KQZ pritet të publikojë zyrtarisht rezultatet finale të procesit zgjedhor.
Sipas të dhënave të procesuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 47.13 për qind të votave, e ndjekur nga PDK me 19.44 për qind, LDK me 16.69 për qind dhe AAK me 6.74 për qind.




