Pika kufitare e Morinës ka regjistruar fluks të lartë të udhëtarëve gjatë 12 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 deri në 08:00, në Shqipëri kanë hyrë 12.642 shtetas të huaj dhe 1.471 shtetas shqiptarë.
Gjatë kësaj periudhe kufirin e kanë kaluar edhe 119 autobusë, ndërsa nga Shqipëria kanë dalë 1.887 shtetas.
Pavarësisht numrit të madh të pushuesve që i janë drejtuar bregdetit shqiptar, në Morinë nuk janë krijuar kolona dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.




